“Marine”/ 3 persona shpallen në kërkim, synonin të kalonin ilegalisht kufirin, arrestohet shoferi

“Marine”/ 3 persona shpallen në kërkim, synonin të kalonin ilegalisht kufirin, arrestohet shoferi

Finalizohet nga Policia Kufitare, operacioni i koduar “Marine”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kuifirit. Fshehu në kamionin që drejtonte, 3 shtetas që synonin të kalonin ilegalisht në Itali, arrestohet 47-vjeçari. 2 nga shtetasit e fshehur në kamion, të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, njëri prej tyre i akuzuar si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike. Këta 2 shtetas u vunë në pranga, ndërsa shtetasi tjetër i fshehur në kamion, i dënuar më parë në Itali, u vu në hetim. Sekuestrohen kamioni, celularë dhe dokumente të këtyre shtetasve. Si rezultat i kontrolleve të detajuara në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, dhe i administrimit të shpejtë...