Rritje e fortë e kursimeve në lekë, ja kush po i ‘mbush’ bankat në Shqipëri

Rritje e fortë e kursimeve në lekë, ja kush po i ‘mbush’ bankat në Shqipëri

Depozitat u rritën më tej në muajin shtator. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, depozitat e përfshira në përkufizimin e parasë së gjerë në fund të shtatorit arritën vlerën e 1.45 trilionë lekëve, me një zgjerim të mëtejshëm prej pothuajse 13 miliardë lekësh krahasuar me muajin gusht. Depozitat vazhdojnë të rriten me bazë vjetore, me 8.8% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në 12 muajt e fundit, rritja e depozitave ka ardhur kryesisht në monedhën vendase. Depozitat në lekë janë rritur me 15% krahasuar me një vit më parë, ndërsa depozitat në valutë të huaj po shfaqin një rritje më të ngadaltë, me 3.7%. Tremujori i tretë është periudha e vitit që historikisht sjell rritjen më të lartë të...