Burimi: 
								Javanews.al
								
							 
                                
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Të dënuarit nga Italia u fshehën në kamion për të kaluar kufirin, arrestohen dy prej tyre dhe shoferi i mjetit
                            Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare pasi fshehu në kamion 3 persona që synonin të kalonin ilegalisht në Itali. Dy prej këtyre personave u arrestuan gjithashtu, pasi ishin shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, ndërsa personi i tretë u vu nën hetim. Policia ka sekuestruar kamionin, celularë dhe dokumente të këtyre personave. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. “Finalizohet nga Policia Kufitare, operacioni i koduar “Marine”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Fshehu në kamionin që drejtonte, 3 shtetas që synonin të kalonin ilegalisht në Itali, arrestohet 47-vjeçari. 2 nga shtetasit e fshehur në kamion, të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane,...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                   