Burimi: 
								Javanews.al
								
							 
                                
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Mbretëria e Bashkuar: Dodik dhe Cvijanoviq mbeten nën sanksione
                            Millorad Dodik dhe Zhelka Cvijanoviq mbeten nën sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar. Kështu thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Jashtme britanike dërguar Radios Evropa e Lirë, në pyetjen nëse ky shtet do t’i heqë sanksionet ndaj kryetarit të Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur dhe anëtares Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës. Përgjigja e Mbretërisë së Bashkuar vjen një ditë pasi Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja e Departamentit amerikan të Thesarit (OFAC), i hoqi nga lista e sanksioneve Dodikun, Cvijanoviqin, si dhe 48 anëtarë të tjerë të familjes së Dodikut, kompanitë e tyre dhe bashkëpunëtorët e afërt. Në përgjigjen e Ministrisë së Jashtme thuhet se regjimi i sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar mundëson vendosjen e sanksioneve ndaj atyre që minojnë ose rrezikojnë sovranitetin, integritetin...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   