Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Ekonomia është rritur, por nuk ka gjeneruar punësimin e duhur”/Çfarë thotë raporti i Bankës Botërore për Shqipërinë
Ekonomia e Shqipërisë është rritur në mënyrë të qëndrueshme në dy dekadat e fundit, por kjo rritje nuk ka gjeneruar punësimin e duhur. Ky është konkluzioni i Bankës Botërore, në një raport mbi rishikimin ekonomik të vjeshtës në rajonin ECA që përfshin 31 vende të Europës Lindore, Ballkanit, Kaukazit dhe Azisë Qendrore. Ndërmjet 2000 dhe 2023 ekonomia e vendit tonë është rritur mesatarisht 3%–4% në vit, ndërsa punësimi me afërsisht 0.8-1% në vit. Kjo tregon se, ndonëse ekonomia shqiptare ka pasur rritje të qëndrueshme, aftësia e saj për të gjeneruar vende pune ka qenë mesatare. Për çdo 1% rritje ekonomike, punësimi është zgjeruar 0.15–0.2%, shumë më i ulët se në vende si Turqia, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut, të cilat kanë përfituar më...