“Po shohim të njëjtin film, me vello euroatlantike”, debati Mërtiri-Bushati pse SPAK nuk shkon deri te Rama

“Po shohim të njëjtin film, me vello euroatlantike”, debati Mërtiri-Bushati pse SPAK nuk shkon deri te Rama

Analistët Ergys Mërtiri dhe Andi Bushati debatuan për drejtësinë që ka prodhuar SPAK në këto vite. Ndërsa Mërtiri tha se SPAK është i pavarur dhe po dënon të korruptuarit dhe një ditë ndoshta do të shkojë te Rama, Bushati u përgjigj se kjo është një drejtësi politike si ajo që ishte në kohën e Alush Dragoshit, prokurorit në mesin e viteve ’90, kur president ishte Berisha. Debati Mërtiri: Ti Bushat thua që ky është kreu, këta kanë vjedhur për këtë dhe ky shpëton. Ky mund të shpëtojë vetëm se ka pushtet dhe këta të tjerët kapen me të drejtë. Bushati: Të mos keqkuptohemi. Kur unë them që Lefter Koka nuk i ka çuar paratë te llogaria e djalit, këta krimin minor e kanë bërë, por...