Gazetari Denis Minga tha se kandidatura e opozitës, Florian Binaj, për garën e Bashkisë së Tiranës, nuk e bind.
I ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, gazetari theksoi se në krye të Bashkisë duhet një politikan.
Nga ana tjetër, analisti Ermal Hasimja u shpreh se Tirana ka nevojë për një person që sheh interesat e qytetarëve, jo vetëm të një pakice.
Pjesë nga biseda:
Minga: Binaj mua nuk më bind. Unë do doja që kandidati të ketë koncept të qartë politik, dhe unë nuk e shoh te Binaj. Ai ka thënë që nuk do të jetë as me PS, as me PD. Çfarë do të thotë kjo? Unë nuk dua teknicienë në Bashkinë e Tiranës. Bashkia e Tiranës do politikanë. Unë isha pro kandidatit Hasimja, por jo te Binaj.
Hasimja: Për çfarë ka më shumë nevojë Tirana? Pse njerëzit janë të pakënaqur? Ka mungesë integriteti. Tirana është kthyer në kantier të interesave të një pakice njerëzish. Nuk ka rëndësi nëse është politikan i përgatitur apo nëse di të flasë. A do të kemi një kryetar që ta përdorë Tiranën për interesat e qytetarëve, apo do të vazhdojmë me interesat e një pakice?
/vizionplus.tv
Gara për Tiranën, Minga: Florian Binaj nuk më bind! Kryeqyteti ka nevojë për politikanë
