Basha në SPAK, gazetari: Përveç modelit të flokëve, pjesa tjetër është shumë serioze, u pyet për 21 janarin

Ish-kreu i PD, Lulzim Basha, u shfaq sërish në publik ditën e sotme duke tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave dhe opinionit publik, por këtë radhë jo në rolin politik, por në atë të personit të thirrur nga SPAK.
Lulzim Basha është thirrur në SPAK në lidhje me ngjarjen e 21 janarit, ku u vranë 4 persona në Bulevard, kohë kur ai mbante postin e ministrit të Brendshëm
Gazetari Denis Minga, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj, deklaroi se Lulzim Basha është pyetur nga prokurorët e SPAK për 21 janarin, duke shtuar se kjo është një çështje serioze, ndërsa nuk munguan as batutat për modelin e ri të flokëve të ish-kryedemokratit.

Pjesë nga biseda:
Borakaj: Përveç modelit të flokëve?
Minga: Përveç modelit të flokëve, çështja tjetër është serioze. Ai është pyetur për rolin e tij në 21 janar.
Borakaj: Si të duk kur u fut dhe kur doli?
Minga: Kur u fut, e pashë që i kishte ikur komplet ngjyra. Nuk kam qenë në SPAK, por kolegët gazetarë thonë që kur shkon aty, të dridhen këmbët. Kjo është një dosje që hapet pas 15 vitesh. Shikoni sa e rëndësishme është ky fakt: a ka pasur rol si ministër i Brendshëm apo jo.