Burimi: 
								Argjiroja.net
								
							 
                                
                                    Foto © Argjiroja.net                                
                            Dy vjet pas tragjedisë: zbulohet rrjeti kriminal pas vdekjes së nipit të De Niros
                            Dy vjet pas vdekjes tragjike të Leandro Anthony De Niro-Rodriguez, nipit të aktorit të njohur Robert De Niro, autoritetet amerikane kanë bërë pesë arrestime të reja në lidhje me rrjetin që furnizonte me drogë adoleshentët dhe të rinjtë në New York City. Leandro, vetëm 19 vjeç, ishte djali i Drena De Niro, vajza e adoptuar e aktorit. Ai u gjet i vdekur më 2 korrik 2023, në apartamentin e tij, pas një mbidoze të dukshme me drogë, që më vonë u zbulua se përmbante fentanil, një substancë jashtëzakonisht e rrezikshme që ka shkaktuar mijëra vdekje në SHBA vitet e fundit. Pesë burrat e arrestuar — Grant McIver, Bruce Epperson, Eddie Barretto, John Nicholas dhe Roy Nicholas — akuzohen për pjesëmarrje në një rrjet kriminal që...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                    
                    
                   