Burimi: 
								Javanews.al
								
							 
                                
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Drejtonte mjetin i dehur dhe përplasi një automjet tjetër, arrestohet polici
                            Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, përmes Sektorit të Mbikëqyrjes për Strukturat e Veçanta në Drejtorinë e Hetimit, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë I. Q., me detyrë Trupë Shërbimi në Repartin e Sigurisë dhe Ceremonialit, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.  Arrestimi është bërë pas një aksidenti rrugor, ku I. Q., gjatë drejtimit të automjetit, ka përplasur nga pas një tjetër mjet, duke dëmtuar shtetasen P. K., e cila është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  Nga testimi me matësin e alkoolit, punonjësi i policisë ka rezultuar pozitiv me 0.94 mg/l, mbi kufirin e lejuar nga ligji.  Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                   