Burimi: 
								Javanews.al
								
							 
                                
                                    Foto © Javanews.al                                
                            “Dumani po fshin njollën e zezë të drejtësisë”, xhaxhai i Aleks Nikës: Thirrja e Bashës në SPAK na jep shpresë
                            “Nuk kërkojmë mëshirë, por drejtësi ligjore! Politika të qëndrojë larg”. Këtë mesazh përcolli në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, protestuesit të vrarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit më 21 janar 2011.  14 vite pas kësaj ngjarje të rëndë, ku mbetën të vrarë 4 protestues të opozitës së asaj kohe, SPAK thirri këtë të enjte ish-ministrin e Brendshëm të kohës Lulzim Basha, i cili u pyet për gati dy orë nga prokurorët.  Ky veprim i SPAK për familjarët e Aleks Nikës jep shpresë për drejtësi. Në A2 CNN, xhaxhai i tij theksoi se për këtë çështje ka pasur presion nga politika, por prokurorët sipas tij kanë kryer veprime që askush nuk mund t’i fshijë.  “Ne përshëndesin SPAK veçanërisht kryetarin dhe prokurorin e çështjes që kanë bërë një punë...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                   