“21 Janari”, Lulzim Basha në SPAK/ Gazetari: Paralajmëroi një ditë para protestës se çfarë do të ndodhte

“21 Janari”, Lulzim Basha në SPAK/ Gazetari: Paralajmëroi një ditë para protestës se çfarë do të ndodhte

Gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur në 21 janar 2011, tha se Lulzim Basha, asokohe ministër i Brendshëm, deklaroi një ditë para protestës, se nuk do merrej parasysh çfarë do u ndodhte atyre që do bënin akte dhune.  Në emisionin “Real Story” në ABC News, Mahmutaj u shpreh se Basha, 14 vite më vonë, pasi doli nga SPAK u shpreh se ishte i keqinformuar.  Sipas Mahmutajt, Basha po luan me çështjen e 21 janarit.  “U bënë 14 vjet e gjysmë, që e prisja këtë. Në rastin e zotit Basha, kamn dy gjëra për të thënë. Më 20 janar, isha gazetari tek drejtoria e Përgjithshme e Policisë, ku zoti Basha pas mbledhjes me policinë për masat e protestës, ka thënë para gazetarëve, nesër ne nuk marrim parasysh çfarë do t’ju ndodhi atyre që kanë lajmëruar akte dhune. Para pak muajsh ka...