Burimi: 
								Javanews.al
								
							 
                                
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Komision hetimor për McGonigal? Berisha: I përfshirë në procesin e vettingut! Çuçi: Kërkesa bazohet në spekulime
                            Në seancën plenare, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se PD ka kërkuar krijimin e një komisioni hetimor për një nga skandalet më të mëdha ndërkombëtare të kohës.  “Ky skandal ndërkombëtar bashkon kryezbuluesin e FBI-së, McGonigal, kryeministrin Edi Rama, ministra dhe zyrtarë, gjykatës e prokurorë, ndërsa dimensionet e tij janë ende të papërcaktuara. Një gjë është e sigurt: McGonigal, me të cilin Edi Rama ishte krenar për miqësinë e tij, u sul në këtë vend si një horr që shkelmoi betimin. Në kushtetutën e tij u bë një me Edi Ramën“, tha Berisha.  Ai shtoi se ish-agjenti i FBI-së ishte përfshirë edhe në procesin e vettingut dhe veprime që vendosën gjoba ndaj biznesmenëve shqiptarë: “U përfshi në akte të shumta korruptive që i kushtuan shqiptarëve qindra miliona euro, duke hequr licensa një kompanie dhe duke ia dhënë një kompanie tjetër...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   