Burimi: 
								Vizionplus.tv
								
							 
                                
                                    Foto © Vizionplus.tv                                
                            AMP arreston në flagrancë efektivin e policisë, përplasi një makinë në gjendje të dehur
                            Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë I. Q., me detyrë trupë shërbimi në Repartin e Sigurisë dhe Ceremonialit, i dyshuar për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.amp-Agjencia-e-Mbikeqyrjes-Policore Arrestimi u bë pasi gjatë drejtimit të automjetit ai ka përplasur nga pas një tjetër mjet, duke shkaktuar dëmtimin e shtetases P. K., e cila u dërgua në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Testi i alkoolit tregoi se efektivi drejtonte mjetin me 0.94 mg/l alkool në frymëmarrje. Njoftimi i policisë: Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ( Sektori i Mbikëqyrjes për Strukturat e Veçanta në Drejtorinë e Hetimit) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë I. Q., me detyrë Trupë Shërbimi në Repartin e Sigurisë dhe Ceremonialit, i...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                   