Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
‘Vonesat në gjykime sjellin vetgjyqësi’/ Berisha ngre alarmin: Kushtetuta është kthyer në letër të vdekur
Në seancën plenare të Kuvendit, gjatë diskutimit për raportin vjetor të Avokatit të Popullit, kryetari i PD-së, Sali Berisha, mbajti një fjalim të ashpër ndaj qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë, duke e cilësuar gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri si “dramatike” dhe “të pashembullt në botë”. Berisha tha se Kushtetuta shqiptare është kthyer në një “letër të vdekur”, ndërsa të drejtat themelore të qytetarëve janë zhdukur në praktikë. “Të dashur qytetarë, sot debatojmë për raportin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit në një vend ku Kushtetuta është një letër e vdekur dhe të drejtat më themelore të njeriut, disa ndër më kryesoret, faktikisht janë të humbura. Janë inekzistente,” deklaroi Berisha. Duke iu referuar sistemit të drejtësisë, Berisha e përshkroi atë si të paralizuar...