Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
FOTO/ Berisha vendos te karrigia e Ramës foton me ish-agjentin e FBI, Charles McGonigal
Kryetari i PD, Sali Berisha, ka vendosur foton e kryeministrit Edi Rama me McGonigal tek karrigia e tij bosh, para fjalës pasditen e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë. Berisha duke ironizuar, tha se këto i interesojnë medias por ato mungojnë në sallë. “I paske hequr mediat, keni frikë dhe tmerr nga mediat ju”, dëgjohet të thotë Berisha para nisjes së fjalimit në Kuvend.