Burimi: 
								Javanews.al
								
							 
                                
                                    Foto © Javanews.al                                
                            “Izraeli ka të drejtë të mbrohet”/ Erdogan sulmon kancelarin gjerman: Shikon çfarë po ndodh a jo?
                            Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kancelarit gjerman Friedrich Merz, i cili së fundmi theksoi se “Izraeli ka të drejtë të mbrohet” në konfliktin e vazhdueshëm në Rripin e Gazës.  Në një fjalim të mbajtur në Ankara mes dy liderëve nuk munguan tonet e ashpra, ku Erdogan e quajti situatën në Gaza “gjenocid të pastër”, duke akuzuar Gjermaninë dhe vendet perëndimore për hipokrizi dhe heshtje ndaj krimeve izraelite kundër popullsisë palestineze.  “Është gjenocid,” tha Erdogan. “60 mijë janë vrarë në Gaza. Gjermani, a nuk i sheh këto gjëra? Gaza po kalon nëpër uri dhe gjenocid”.  Erdogan, i cili ka qenë një nga kritikët më të zëshëm të Izraelit në arenën ndërkombëtare, e ka akuzuar shpesh Perëndimin për “mbështetje të verbër” ndaj Tel Avivit, ndërsa miliona palestinezë vuajnë pasojat...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   