“Drejtësi e munguar!” Berisha: Shqiptarët prej 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka pasojë vetëgjyqësinë

“Drejtësi e munguar!” Berisha: Shqiptarët prej 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka pasojë vetëgjyqësinë

Gjatë debatit në Kuvend për raportin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit, kreu demokrat Sali Berisha denoncoi mungesën e drejtësisë dhe shkeljen masive të të drejtave themelore të qytetarëve në Shqipëri.  “Sot, në një vend ku Kushtetuta është kthyer në një letër të vdekur, të drejtat më themelore të njeriut janë inekzistente. Paraburgimet masive janë dëshmi e falimentimit të drejtësisë dhe e mohimit të lirisë së qytetarëve”,  deklaroi Berisha.  Duke iu referuar të dhënave zyrtare, ai theksoi se shqiptarët presin deri në 16 vite për një proces gjyqësor, një situatë që, sipas tij, nuk ekziston as në diktaturat më të ashpra.  “Kur qytetarët presin 16 vite për drejtësi, kjo drejtësi nuk ekziston më dhe pasojë e saj është vetëgjyqësia. Kur mendoj se ky mohim i kësaj të drejte ka sjellë 643...