Burimi: 
								Javanews.al
								
							 
                                
                                    Foto © Javanews.al                                
                            ‘Pret 83 fëmijë’, zëdhënësi i Komisionit Europian uron Diellën për ‘shtatzaninë’
                            Ministrja e Inteligjencës Artificiale e Shqipërisë, Diella, është “shtatzënë” me 83 asistentë digjitalë, tha kryeministri Edi Rama në punimet e Dialogut Global në Berlin.  Kjo deklaratë ka bërë bujë, duke bërë xhiron e mediave europiane. Edhe zëvendësshefi i Zëdhënësve të Komisionit Evropian, Olof Gill, u përball sot me këtë deklaratë të kryeministrit Rama.  Gjatë një konference për shtyp, nga gazetari i Euronews, Sandor Zsiros, e pyeti se çfarë qëndrimi ka Komisioni Europian që një vend kandidat, që aspiron për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, ka pjesë të kabinetit qeveritar një ministre virtuale dhe që e cila është “shtatzënë”.  Zëdhënësi i Komisionit Europian nuk arriti të japë një përgjigje domethënëse për gazetarin, ndërsa uroi Diellën për “shtatzaninë”. 
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   