Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Halloween-i , festa më e frikshme e vitit! Ja si të festoni nesër
Nesër, më 31 tetor, në mbarë botën do të festohet Halloween-i, një nga festat më të njohura, më të frikshme dhe më argëtuese të vitit. Kjo ditë, që dikur kishte kuptim fetar e ritual, sot është kthyer në një festë kulturore që bashkon miliona njerëz në një atmosferë plot ngjyra, mister dhe fantazi. Origjina e Halloween-it Halloween-i ka rrënjë të lashta në festimet kelte të “Samhain”-it, që datojnë mijëra vite më parë. Keltët besonin se në natën mes 31 tetorit dhe 1 nëntorit, kufiri mes botës së të gjallëve dhe botës së të vdekurve bëhej i paqartë, dhe shpirtrat mund të ktheheshin në Tokë. Për t’u mbrojtur nga frymërat e liga, njerëzit ndiznin zjarre dhe vishnin maska për t’i trembur ato. Me kalimin e kohës,...