Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA

Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA

Administrata e Presidentit Donald Trump ka vendosur të kufizojë numrin e emigrantëve që do të pranohen në SHBA në vetëm 7,500, duke dhënë përparësi afrikanojugorëve të bardhë. Kjo është një ulje drastike krahasuar me shifrën 125,000 që ishte vendosur më parë nga ish-Presidenti Joe Biden. Në dokumentin zyrtar nuk jepet një arsye e detajuar për reduktimin, por theksohet se masa “është e justifikuar nga shqetësime humanitare ose është në interes kombëtar”. Vendimi vjen pas urdhrit ekzekutiv të janarit 2025, kur Trump pezulloi përkohësisht Programin Amerikan të Pranimit të Refugjatëve (USRAP), duke argumentuar se kjo do t’i mundësonte autoriteteve të fokusoheshin tek siguria kombëtare dhe publike.