Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Kate Middleton dhe Princi William fitojnë çështjen gjyqësore kundër revistës franceze “Paris Match”
Princi William dhe Kate Middleton kanë fituar një çështje gjyqësore në Francë kundër revistës “Paris Match”, pasi kjo e fundit publikoi pa leje fotografi të tyre dhe tre fëmijëve gjatë pushimeve familjare në Alpe në prill të këtij viti. Një gjykatë në Nanterre vendosi se revista kishte shkelur privatësinë e çiftit mbretëror dhe të drejtën e tyre mbi imazhin, duke e cilësuar publikimin “ndërhyrës dhe të pajustifikueshëm”. Në fotografi shfaqeshin Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis, së bashku me prindërit e tyre gjatë pushimeve. Sipas vendimit, botuesit e “Paris Match” janë detyruar të publikojnë një njoftim gjyqësor në revistë dhe të mbulojnë shpenzimet ligjore të çiftit. William dhe Kate vendosën të mos kërkojnë dëmshpërblim financiar, por të theksojnë parimin e mbrojtjes së privatësisë familjare....