Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
U zhveshën në plazhin e gabuar, përfundojnë në burg nudistët
Gjashtë pushues u arrestuan nga sherifi i qarkut St. Lucie në Florida pasi departamenti mori ankesa të shumta se ishin shfaqur nudo në një plazh jo të përshtatshëm. Grupi i nudistëve po qëndronin pranë zonës Little Mud, e cila është rreth një milje në veri të plazhit Blind Creek, ku lejohet nudizmi. Daniel Harrison, Donald Knapp, Gaetan Lambert, Steven Marchenke, Elmer Quandt dhe Nicholas Ramos akuzohen për ekspozimin e organeve të tyre gjenitale, sipas zyrës së sherifit pasi u gjetën 1.5 kilometra larg plazhit ku lejohet nudizmi. Plazhi nudist është aktualisht i mbyllur dhe, ndërsa autoritetet pranuan se “mund të shkaktojë shqetësime të përkohshme për ata që lahen”, ata nuk lejojnë nudizmin në zona publike të pacaktuara. Nudistët që protestojnë kundër projektit Blind Creek kanë kërkuar vazhdimisht që t’u jepet hapësirë në veri të plazhit, por banorët kanë rezistuar. Që nga fillimi i shtatorit, policia ka patrulluar zonën me patrulla...