Tiranë/ U kap me arsenal armësh, ja i riu që arrestohet nga policia

Tiranë/ U kap me arsenal armësh, ja i riu që arrestohet nga policia

Eugert Sino, 34 vjeç, i arrestuar si personi në pronësi të furgonit me mbishkrimin “Mirëmbajtja e rrugëve”, brenda të cilit u zbulua një arsenal armësh në rrugën “Myslym Shyri”, ka mohuar çdo përfshirje në ngjarje. Gjatë marrjes në pyetje, Sino ka deklaruar se furgonin e kishte regjistruar në emrin e tij vetëm për një mik, i cili ia kishte kërkuar këtë si nder. “Nuk kam asnjë lidhje me armët e gjetura në furgon. Kam çelësin e tij, por nuk dija çfarë kishte në pjesën e pasme. Furgoni është në emrin tim sepse ma kërkoi një shok ta vendosja në pronësinë time. Quhet Bledar, por mbiemrin nuk e mbaj mend”, është shprehur ai para hetuesve. Policia po verifikon të dhënat e dhëna nga Sino, pasi emri...