U thirr për 21 janarin, Lulzim Basha flet pas daljes nga SPAK

U thirr për 21 janarin, Lulzim Basha flet pas daljes nga SPAK

Ish kreu i PD Lulzim Basha ka dalë nga ambientet e SPAK, ku është pyetur nga prokurori Alfred Shehu për ngjarjen e 21 janarit, ku u vranë 4 veta në Bulevard. Basha, në një prononcim për mediat, nuk ka pranuar të tregojë detaje, duke thënë se do ruaj sekretin hetimor dhe deklaroi gjithçka që dinte, gjatë kohës që ai ka mbajtur postin e ministrit të Brendshëm. “Duhet të ruaj sekretin hetimor. Jam thirrur si person që ka dijeni për një çështje që kam dijeni, informacionin merreni te SPAK. Konferencën për shtyp njëherë tjetër.”, tha Basha. Kujtojmë se vendimi i Gjykatës së Strasburgut që e quajti “krim shtetëror” ngjarjen e 21 janarit, i hapi rrugë hetimeve nga SPAK, duke regjistruar procedimin penal me datë 15 korrik...