Vuçiç: Njohja e Kosovës nga Siria ishte e pritshme

Vuçiç: Njohja e Kosovës nga Siria ishte e pritshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se lajmi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Siria ishte “i pritshëm”. “Tani është e qartë se sa i rëndësishëm ishte qasja liberale e Bashar al-Assad ndërsa ishte në krye të Sirisë, dhe gjithashtu është e qartë kur vjen dikush që është nën ndikim të madh të njërit prej vendeve kryesore në rajon, siç është Turqia”, tha Vuçiq gjatë një konference për media në Uzbekistan më 30 tetor. Vuçiq shtoi se në Siri “marrin urdhër dhe veprojnë sipas urdhrit” dhe tha se Serbia do të ketë diçka “me të cilën t’i gëzojë”, por nuk sqaroi se çfarë është fjala. Siria njohu pavarësinë e Kosovës më 29 tetor, njoftuan zyrtarët e të dy vendeve. Gjatë qëndrimit në Riad presidentja...