Fjalimi i Avokates së Popullit në Kuvend: Çfarë u tha sot?

Pas raportimit, Ballanca do t’i përgjigjet interesit të ligjvënësve nëpërmjet pyetjeve që ata kanë depozituar paraprakisht në Kuvend.
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca raporton sot veprimtarinë e institucionit që drejton për vitin 2024. Pas raportimit, Ballanca do t’i përgjigjet interesit të ligjvënësve nëpërmjet pyetjeve që ata kanë depozituar paraprakisht në Kuvend.
“Ky raport është një detyrim Kushtetues, nëpërmjet të cilit Avokati i Popullit informon Kuvendin mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në vend. Ky raport është pasqyra e marrëdhënies të qytetarit me shtetin, në një kohë ku në mbarë botën po vihet në provë. Viti 2024 është karakterizuar nga zhvillimet globale për të drejtat e njeriut dhe zhvillimin e ligjit.
Raportet e KE, e institucioneve të tjerë ndërkombëtare, konstatojnë një prirje shqetësuese që quhet ‘Proceset Graduale të Erozionit Institucional’, ku qeveritë demokratike dëmtojnë mekanizmat, kufizojnë liritë apo minojnë institucionet e pavarura. Këto tendeca janë evidentuar në 60% të shteteve për vitin 2024. Pra nuk është vetëm Shqipëria, por ka shumë vend e që kanë përjetuar rënie të treguesve të ligjit për shumë vite me radhë”, tha Ballanca.