Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ndahet nga jeta në moshën 47-vjeçare djali i autorit Fatos Kongoli
Ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare Dorian Kongoli, djali i autorit të madh Fatos Kongoli. Lajmin e bëri të ditur vetë shkrimtari në një postim në llogarinë e Facebook të shtëpisë botuese “Toena”. Dorian Kongoli jetonte e punonte në New York prej më shumë se 25 vjet. Aty kishte ndërtuar familjen e tij të mrekullueshme dhe karrierën e tij të shkëlqyer në radhët e policisë nju-jorkeze. Prej disa vitesh ai është shfaqur në faqen e Amazon.com edhe si autor romanesh, të botuara me pseudonimin Dorian Keys: – Imprint legacy, 2019 – Morning star, 2020 – Yesterday’s Tomorroë: Big Brother Has Evolved, 2022 Në shqip ka qarkulluar deri tani vetëm një nga romanet e tij, titulluar “TRANSPLANTI I JETËS” (TOENA, 2020). Në proces botimi është edhe romani i tij i fundit “E ardhmja e së djeshmes: Vëllai i Madh ka ndryshuar pamje.” Familja njofton se pritja për t’i dhënë lamtumirën e...