U pyet për 21 Janarin? Basha del pas 1 ore në SPAK: Përgjigjen merreni tek…

U pyet për 21 Janarin? Basha del pas 1 ore në SPAK: Përgjigjen merreni tek…

Lulzim Basha ka lënë ambientet e SPAK, një orë pasi hyri në Prokurorinë e Posaçme. Ish-kreu i Partisë Demokratike tha për gazetarët se ishte thirrur këtë të enjte në SPAK si një person në dijeni për një nga çështjet nën hetim. “Jam thirrur si person që ka dijeni për një çështje në hetim”, tha Basha. I pyetur nëse bëhet fjalë për dosjen e “21 Janarit”, ish-kryedemokrati u përgjigj: “Informacionin se për cilën çështje jam thirrur ju lus ta merrni drejtpëdrejt tek institucioni sepse ligjërisht dua të respektoj sekretin hetimor. Këto ishin gjithçka që kisha për të deklaruar për këtë çështje.” Basha po ashtu paralajmëroi se mund të ketë një konferencë për mediat, por jo në të ardhmen e afërt. “Për të tjerat e di që ju...