Burimi: 
								Observerkult.com
								
							 
                                
                                    Foto © Observerkult.com                                
                            Pse fëmijët duhet të jenë të lirë të rrezikojnë?
                            Shkenca tregon se lojërat aventurore (dhe “të rrezikshme”) ndihmojnë zhvillimin e fëmijëve. Megjithatë, ne e kemi të vështirë t’i lejojmë të eksperimentojnë. Provoni të shoqëroni djalin apo mbesën tuaj në një kënd lojërash me një piramidë prej litarësh disa metra e lartë, vende ku të fshihen dhe ura të varura që lidhin pjesë të ndryshme të rrëshqitëses: sa minuta do të arrini të qëndroni pa i thënë të zbresë apo pa e paralajmëruar të bëjë kujdes? Shkenca na tregon se mundësia për të marrë rreziqe të kontrolluara gjatë lojës – si ngjitja, kërcimi nga një lartësi më e madhe se zakonisht apo largimi nga vështrimi i të rriturit – ndihmon fëmijët të zhvillojnë koordinimin, vetëdijen për hapësirën dhe trupin e tyre, sigurinë në vetvete, ndjeshmërinë...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   