Në kohën tonë nuk ekzistonin celularët, por ishim të lumtur…

Në kohën tonë nuk ekzistonin celularët, por ishim të lumtur…

Në kohën tonë nuk ekzistonin chatet. Nuk ekzistonin grupet në Whatsapp. Nuk kishim celularë të mençur, rrjete sociale dhe as shkëmbime sms-sh. Kishim një telefon fiks, por tek ai përgjigjeshin vetëm prindërit. Nostalgjia e Cristiano Roscini për fëmijërinë… Maksimumi i teknologjisë që ne kishim ishte zilja e shtëpisë, në të cilën binim për të thërritur shokët që të luanim. Edhe kjo nuk na nevojitej. Ata e dinin se kur dilnim për të luajtur, që nga zërat tanë që kumbonin në lagje. Ata e dinin se ku ndodheshim, e dinin se kur ishte ora për të dalë. E dinin se çfarë loje do të luanim. Jeta jonë në ato vite ishte e gjitha e kufizuar në lagje. Në kohën tonë uleshim të gjithë në formë rrethi,...