Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Zbulime të reja për “21 Janarin”, Lala: Në SPAK kanë mbërritur materiale nga SHBA
Zbardhen detaje të reja mbi thirrjen në SPAK, të Lulzim Bashës., Klodiana Lala ka raportuar se Basha është paraqitur si person në dijeni për dosjen e “21 Janarit” që po hetohet nga SPAK. Sipas Lalës, Basha është paraqitur mbi bazën e një fletëthirrje të firmosur nga prokurori Alfred Shehu i cili po heton ngjarjet e dhunshme të 21 janarit ku u zhvillua demonstrata e udhëhequr nga opozita e asaj kohe drejtuar nga Edi Rama dhe ku humbën jetën 4 persona në Bulevard. “Në kohën që ka ndodhur ngjarja, Basha mbante detyrën e ministrit të brendshëm, në atë kohë ndodhej në ambientet e kryeministrisë ku garda e Republikës hapën zjarr mbi demonstruesit duke vrarë 4 prej tyre Për shkak të rifillimit të hetimeve, mbi bazën e...