Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Reforma në Drejtësi po sjell frikë”, Ardit Bido: Sot sulmohet gjyqtarja që nuk u pëlqen politikanëve
Deputeti i PS-së Ardit Bido gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka deklaruar se Reforma në Drejtësi po funksionon, pasi sipas tij ka sjellë frikë tek drejtuesit e institucionet. Bido tha se Kuvendi është peng i mentalitetit, pasi sipas tij sulmohet nga seanca një gjyqtare, duke iu referuar gjyqtares të GJKKO-së Irena Gjoka, pasi vendimet e kësaj të fundit, nuk iu pëlqejnë. “Reforma funksionon edhe pse ka sjellë frikë tek drejtuesit e institucioneve. Reforma ka sjellë frikë të ligjit tek drejtuesit e organizatave, tek elita ekonomike e këtij vendi. Ka frikë edhe nga kallëzimet penale që keni bërë edhe ju. Pra Reforma në Drejtësi ka sjellë përgjegjësi dhe përgjegjshmëri. Mirëpo nuk ka reformë në botë që me një të rënë të lapsit, mund t’i shpalli...