Në fjalën e tij në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ironizoi demokratët në sallë lidhur me kandidatin e pavarur për Tiranën, Florjan Binaj, ku i tha se takohen me të natën dhe jo ditën.
“Pse e mbani fshehur këtë kandidatin, pse takoheni natën me këtë kandidatin e Bashkisë? Takohuni ditën, takohuni ditën. Ju vjen kandidati natën te partia se ka frikë të shfaqet me ju. Takojeni mo kandidatin, dilni me të, ka frikë kandidati. Çfarë është kjo punë me ju!?”, tha Balla.
Socialisti vijoi ironinë duke thënë se kandidati i opozitës ka frikë të dalë publikisht me drejtuesit e Partisë Demokratike, pasi mund të mos e votojnë qytetarët.
“Kaq turp ju ka zënë, që ju thotë kandidati nuk dua të dal me ju se nuk më voton njeri”, tha Balla.
Pas deklaratës së Ballës, reagoi menjëherë deputeti demokrat Flamur Noka, i cili mbrojti kandidatin e opozitës dhe kundërshtoi akuzat e socialistëve.
“Kandidati që mbështesim ne është një figurë e kompletuar, intelektual i këtij qyteti dhe nuk është hajdute si kandidatja juaj. Ju ngaqë jeni të gjithë hajdutë dhe të zhytur në batak, nuk keni gjetur emër tjetër dhe një hajdute keni çuar. Ajo i ka dosjet mal në SPAK”, tha Noka.
Taulant Balla: Të pash në një fotografi zoti Këlliçi. Pse e mbani fshehur këtë kandidatin, pse takoheni natën me këtë kandidatin e Bashkisë? Takohuni ditën, takohuni ditën. Ju vjen kandidati natën te partia se ka frikë të shfaqet me ju. Takojeni mo kandidatin, dilni me të, ka frikë kandidati. Çfarë është kjo punë me ju!!?
Ka frikë kandidati, kujton kandidati së është në një rol të Portokallisë dhe i kanë thënë mos dil me regjisorin. Po pse si kujtoni ju, ka ndonjë buf në Tiranë që nuk e di që regjisori i kandidatit është Saliu. Nuk e dini ju që ato që thotë Flori i Portokllisë ja thotë Saliu në darkë. Kaq turp ju ka zënë, që ju thotë kandidati “nuk dua të dal me ju se nuk më voton njeri”.
Si ka mundësi të përfundoj PD që kandidati i PD për Tiranën ka turp të dalë me udhëheqësit e partisë, se me Saliun e di që nuk del, se me të takohet natën. Zgjidhe këtë punë Belind, dilni me kandidatin se na turpëruat.
Flamur Noka: Kandidati që mbështesim ne është një figurë e kompletuar, intelektual i këtij qyteti dhe nuk është hajdute si kandidatja juaj. Ju ngaqë jeni të gjithë hajdutë dhe të zhytur në batak, nuk keni gjetur emër tjetër dhe një hajdute keni çuar. Ajo i ka dosjet mal në SPAK.
“Pse takoheni natën me kandidatin për Tiranën?”/ Balla-demokratëve: Dilni me të se na turpëru
