Budapest, mbahet Dialogu Global “Novacioni, hapja dhe zhvillimi i përbashkët

Budapest, mbahet Dialogu Global “Novacioni, hapja dhe zhvillimi i përbashkët

Sesioni hungarez i Dialogut Global “Novacioni, hapja dhe zhvillimi i përbashkët”, i organizuar bashkërisht nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe Shoqata e Miqësisë Hungari-Kinë, u mbajt të hënën në Budapest.  Në videofjalimin e tij në këtë veprimtari, drejtori i CMG-së Shen Haixiong tha se Kina do të zgjerojë më tej hapjen e nivelit të lartë, për të krijuar një situatë të re të bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta. CMG-ja do të bashkëpunojë me partnerët e saj për të ndërtuar një platformë globale me mbledhjen e mençurisë dhe me konsultime të përbashkëta, do të zbatojë “katër nismat globale” dhe do të ndajë me mbarë botën përvojën mbi qeverisjen globale, shtoi Shen.  Ambasadori kinez në Hungari Gong Tao u shpreh që Kina dhe Hungaria ndodhen në fazat kyçe...