Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ferri, biznesi dhe Republika e Shqipërisë
Nga Ben Andoni “Vendet më të errëta në ferr u janë rezervuar, atyre që ruajnë neutralitetin në kohë krize morale”. Fjalët janë të babait të arkitekturës së Komedisë Hyjnore (Ferrit-Purgatorit-Parajsës). Dante Aligieri e kishte kuptuar mirë se kur duhet të flasësh ose të shkruash, sidomos në kohë të vështira, atëherë njerëzit pakohen, druhen dhe llogarisin problemet, por mbi të gjitha rehatinë. I tillë ka ardhur momenti në Shqipëri me atë që duket se po gatuan politika jonë për t’u përjetësuar. Ende shoqëria nuk është e gatitur të reagojë, kurse grupet e interesit dhe sidomos media duket e kapluar nga çështje krejt të tjera. Është e vërtetë se në tre dekadat (+gjysmë) e fundit jemi drejtuar nga individë të rangjeve të ndryshme, të cilët jo pak...