Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
(FOTO/ VIDEO) I dehur në timon i mori jetën 17-vjeçarit në Vlorë/ Momenti kur shoferi i ‘Porsche’ merr para të riun
Top Channel ka siguruar pamjet e rënda nga momenti i aksidentit tragjik që i mori jetën 17-vjeçarit Leando Shametaj. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetari Mikel Marsi, mjeti tip Porsche ka marrë mjetin me të cilin lëvizte viktima, për disa metra, duke i shkaktuar atij plagë të rënda që i sollën vdekjen. Ndërkohë, rezultoi se shoferi i mjetit ishte i dehur, gjë që e konfirmoi zyrtarisht edhe policia. Kujtojmë se Shametaj punonte si kamerier në një lokal në qytetin bregdetar, ndërsa po kthehej nga puna me motor ku u përfshi në aksidentin që i mori jetën. Autori u la në burg, ndërsa familjarët e 17 vjeçarit bëjnë thirrje për ashpërsim të ligjit.