Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
“Reforma në drejtësi, eksperimenti më i dështuar në histori!”/ Topalli shpërthen në Kuvend!
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, nga foltorja e Kuvendit teksa bëri një skanim të reformës në drejtësi deklaroi se qytetarët kanë humbur besimin te drejtësia. Ajo tha se dhe qeveria e ka pranuar ‘dështimin’. Ajo tha se reforma në drejtësi është eksperimenti më i dështuar. “Ndodh dhe ka që edhe reformat dështojnë. Kur reformat dështojnë në drejtësi, sigurisht që kjo është shumë e rrezikshme se dështimi i çdo reforme i çdo rreziku.Kur pushteti refuzon dështimin e reformës atëherë ne kemi përballje me një alarm të madh që quhet shtet. Pas 10 viteve ne përballemi me një situatë, që nuk ka lidhje çfarë lexohet në letra. As me ato raportet sa po dëgjuam. Pas 10 viteve ne kemi përjetuar 5 vite pa Gjykatë Kushtetuese, por kemi...