Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
VIDEO/ E spërkati me benzinë dhe i vuri zjarrin, publikohen pamjet e djegies së makinës, në pranga autori
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “The pursuit”, zhvilluar nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në kuadër të goditjes së veprimtarive kriminale kundër pronës. Si rezultat i operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi Marius Xhepa 30 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 30-vjeçari: më 17 mars 2025, ka djegur dy automjete në pronësi të shtetasit G. Xh., në rrugën “Hamdi Cenoymeri”, në zonën e Kombinatit; gjatë muajve të fundit ka kryer katër vjedhje, përfshirë tre banesa dhe një automjet, në zona të ndryshme të kryeqytetit, duke marrë shuma parash dhe sende me vlerë. Policia po vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të tjera kriminale...