Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Të ashpërsohet ligji”/ Daja i viktimës, 17-vjeçar në Vlorë: Nuk është aksident, por vrasje me dashje
Daja i Leandro Shametajt, 17-vjeçarit që u aksidentua për vdekje në Vlorë, deklaroi për mediat se të afërmit e viktimës kërkojnë që të ashpërsohet ligji, pasi për ta “nuk është aksident, por vrasje me dashje”. “Ne kërkojmë nga drejtësia që të ashpërsohet ligji, pasi për ne nuk është aksident, por vrasje me dashje. Të ecësh në bulevard me 200 km/h, të jesh i papërgjegjshëm, të jesh i pirë… nuk kemi fjalë”, u shpreh daja i Leandros. “Kërkojmë që të ashpërsohet ligji dhe të mos mbetet në burg për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Për ne është vrasje me dashje”, shtoi daja i viktimës.