Qeveria rrit tatimin për industrinë e softuerit, sektori i IT hyn në regjim të ri fiskal

Qeveria rrit tatimin për industrinë e softuerit, sektori i IT hyn në regjim të ri fiskal

Industria e prodhimit dhe zhvillimit të softuerit në Shqipëri do të hyjë në një regjim të ri tatimor  nga 1 Janari 2026. Konkretisht, kompanitë që ushtrojnë aktivitet ekonomik në Shqipëri, në fushën e zhvillimit të softuerit dhe që janë regjistruar para datës 17 maj 2023 do të vazhdojnë të përfitojnë nga norma e reduktuar prej 5 për qind e tatimit mbi fitimin deri më 31 dhjetor 2025. Pas këtij afati, të gjitha bizneset e kësaj fushe do të kalojnë automatikisht në normën standarde prej 15 për qind të tatimit mbi fitimin. Ky ndryshim prek veçanërisht kompanitë e teknologjisë së informacionit që prej vitesh kanë qenë pjesë e një skeme preferenciale fiskale, e cila synonte nxitjen e investimeve në sektorin IT dhe rritjen e konkurrueshmërisë së...