Burimi:
Fieriweb.com
Foto © Fieriweb.com
Fier/ Biblioteka “Dritëro Agolli” dhuron libra për Burgun e Fierit
Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, e drejtuar nga znj. Klodjana Gjata, ka dhuruar një fond të ri librash për bibliotekën e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (I.E.V.P) Fier. Ky gjest i vlerësueshëm u prit me mirënjohje nga drejtori i institucionit, z. Arben Qalliu, i cili falënderoi Bibliotekën për kontributin e çmuar në pasurimin e fondit të librave dhe në mbështetjen e edukimit të personave të privuar nga liria. Nisma ka për qëllim nxitjen e kulturës së leximit, zhvillimin personal dhe reflektimin përmes librit, si një urë e dijes dhe e shpresës.Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”