Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Producenti i njohur i Hollywood-it, dënohet me 146 vjet burg për vrasje dhe sulme seksuale
Producenti i Hollywoodit, David Pearce, është dënuar me 146 vjet burg pasi u shpall fajtor për vdekjen e dy grave në vitin 2021, si dhe për një seri sulmesh seksuale ndaj grave të tjera. Pearce u gjet përgjegjës për vdekjen e modeles Christy Giles dhe shoqes së saj, Hilda Marcela Cabrales-Arzola, të cilat humbën jetën si pasojë e një mbidoze fentanili. Sipas Zyrës së Prokurorit të Distriktit të Los Angelesit, Pearce dhe një burrë tjetër, Brant Osborn, u takuan me viktimat në nëntor 2021, dhe gratë shkuan me ta në apartamentin e Pearce, ku iu dha një dozë vdekjeprurëse e barnave GHB dhe fentanil. Përveç akuzave për vdekjen e dy grave, Pearce u shpall fajtor edhe për përdhunimin e shtatë grave të tjera midis viteve...