Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
16 kg kanabis drejt Greqisë, arrestohet një person në Korçë
Policia e Korçës ka arrestuar një tjetër person të përfshirë në trafikun e drogës drejt Greqisë, në vijim të operacionit policor të koduar “Cross Border”, zhvilluar katër ditë më parë. Në pranga ka rënë D. M., 37 vjeç, ndaj të cilit Gjykata e Korçës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Sipas hetimeve, i arrestuari dyshohet se ka bashkëpunuar me J. B., 46 vjeç, i cili u kap më herët në fshatin Vishocicë, Devoll, gjatë transportimit të 16 kilogramëve kanabis drejt kufirit me Greqinë.