Vrau të miturin në Vlorë, lihet në burg i dehuri në timon me shpejtësi 150 km/h

Vrau të miturin në Vlorë, lihet në burg i dehuri në timon me shpejtësi 150 km/h

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për 32-vjeçarin Hajri Barjamaj, i cili dy ditë më parë përplasi me makinë, duke lënë të vdekur 17-vjeçarin Leandro Shametaj në bulevardin e Vlorës. Hajri Barjamaj ka mbërritur në ambientet e gjykatës rreth orës 13:00 të kësaj të enjteje, ku është njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”, të caktuar fillimisht nga Policia e Vlorës. Blutë e qytetit e arrestuan 32-vjeçarin në flagrancë, menjëherë pas aksidentit, pasi u konstatua se ai po qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe nën efektin e alkoolit. Seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe është drejtuar nga gjyqtari Etien Isak. Pas vlerësimit të dosjes hetimore, provave të mbledhura...