Era deri në 300 km/h, pamjet tregojnë apokalipsin në Xhamajkë pas Uraganit Melissa

Era deri në 300 km/h, pamjet tregojnë apokalipsin në Xhamajkë pas Uraganit Melissa

Xhamajka po përballet me pasojat katastrofike të uraganit Melissa, stuhia më e fuqishme që ka goditur ishullin në historinë moderne. Me erëra që arritën deri në 300 kilometra në orë dhe reshje shiu të rrëmbyeshme, uragani ka shkatërruar mijëra shtëpi, infrastrukturën jetike dhe ka lënë pa energji afro 75 për qind të vendit. Pamjet ajrore tregojnë qytete të rrafshuara, ndërtesa të rrënuara dhe zona të tëra të përmbytura, veçanërisht në pjesën jugperëndimore të Xhamajkës. Kryeministri Andrew Holness deklaroi se në qytetin Black River 90 për qind e çative janë shkulur dhe shumë spitale, shkolla e stacione policie janë zhdukur nga goditjet e stuhisë, përcjell A2 CNN. Të paktën pesë persona janë konfirmuar të vdekur në rajonin e St. Elizabeth, ndërsa mijëra të tjerë janë strehuar...