Kryetarja e KLP-së zbulon datat kur do të zgjidhen drejtuesit e SPAK dhe të BKH

Kryetarja e KLP-së zbulon datat kur do të zgjidhen drejtuesit e SPAK dhe të BKH

Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Mirela Bogdani, ka dhënë detaje sot mbi afatet e zgjedhjes së drejtuesve të rinj të dy institucioneve kyçe të drejtësisë, Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK).  Nga Kuvendi Bogdani bëri me dije se procesi për zgjedhjen e kreut të ri të BKH-së pritet të përfundojë deri më 10 nëntor, ndërsa ai për drejtuesin e SPAK-ut është planifikuar të mbyllet në fillim të dhjetorit.  “Lidhur me procesin e drejtuesit të BKH, në komunikim me strukturat e Prokurorisë së Posaçme, për shkak të verifikimeve disi të zgjatura të aplikimeve për kandidatët, rreth datës 10 nëntor pritet të finalizohet procesi,” u shpreh Bogdani.  Sa i përket drejtuesit të ri të SPAK, kryetarja e KLP-së theksoi se synohet që përzgjedhja të bëhet...