“Jam në konflikt interesi”/ Erion Veliaj lë qelinë, avokati tërhiqet nga mbrojtja, çfarë pritet të ndodhë në GJK

“Jam në konflikt interesi”/ Erion Veliaj lë qelinë, avokati tërhiqet nga mbrojtja, çfarë pritet të ndodhë në GJK

Ish-kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pritet që ditën e nesërme të lërë për disa orë qelinë për t’u paraqitur në ambientet e Gjykatës Kushtetuese, ku do të shqyrtohet ankimi i tij për shkarkimin nga detyra, por edhe dekreti i Presidentit Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë. Ndërkohë disa orë para kësaj seancë, avokati Jordan Daci ka njoftuar se është tërhqur nga mbrojtja ligjore që pritet t’i bëntë ish kryebashkiakut në këtë Gjykatë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Daci deklaron se është tërhequr nga rasti, për shkak se pretendon se është në konflikt interesi. “Në përgjigje të interesit publik lidhur me angazhimin tim si mbrojtës i mundshëm i z. Veliaj para Gykatës Kushtuese, pas një vlerësimi të kujdesshëm...