Kremlini i përgjigjet Trumpit: Rusia do të veprojë në përputhje me rrethanat nëse SHBA-të rifillojnë testet bërthamore

Kremlini i përgjigjet Trumpit: Rusia do të veprojë në përputhje me rrethanat nëse SHBA-të rifillojnë testet bërthamore

Kremlini është kundërpërgjigjur pas urdhrit të Donald Trump për të rifilluar testimin e armëve bërthamore, pas një ndërprerjeje 33-vjeçare. Presidenti amerikan të enjten urdhëroi ushtrinë amerikane të rifillojë menjëherë testimet e armëve bërthamore, pak minuta para se të takohej me Presidentin kinez Xi Jinping. Trump tha se për shkak të “programeve të testimit të vendeve të tjera”, Shtetet e Bashkuara do të rifillojnë testimet “në kushte të barabarta”. Në përgjigje të këtyre deklaratave, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia nuk ishte në dijeni të ndonjë vendi që kryente teste të tilla. “Presidenti Trump përmendi në deklaratën e tij se vende të tjera po kryejnë teste të armëve bërthamore. Deri më tani, nuk e dinim që dikush po e bën këtë”, u tha Peskov gazetarëve. Ai...