Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Nisin “Ditët e Mios” në Korçë, piktorë nga shumë shtete hedhin në telajo peizazhet e juglindjes
Në Korçë ka filluar edicioni i 15-të i kolonisë ndërkombëtare të piktorëve “Ditët e Mios”, një ngjarje që çdo vit mbledh artistë nga të gjitha anët e botës për të krijuar vepra që frymëzohen nga mjeshtri i njohur i peizazhit shqiptar, Vangjush Mio. Pjesëmarrës janë 42 piktorë nga Shqipëria, rajoni dhe shumë shtete të tjera, të cilët po eksplorojnë bukuritë e Korçës dhe do të sjellin krijimet e tyre. “Kam pikturuar që nga fëmijëria dhe jam profesioniste që nga momenti kur fillova studimet për art. Dje vizituam muzeun e Vangjush Mios dhe pata mundësinë të shoh disa portrete të mrekullueshme. Ai është një artist i jashtëzakonshëm dhe u frymëzova shumë nga puna e tij.” “Po pikturoj një peizazh por në mënyrën imersive, doja të dilja...